Vizioni dhe Kontributi i Kompanisë

Qasja e kompanisë është drejt përshtatjes së programeve të formimit profesional me nevojat e tregut shqiptar, duke investuar në kurrikula dhe ambientet moderne për ofrimin e kurseve.

Këto programe do të mbajnë të përditesuar fokusin ndaj teknologjive të reja që përkthehen në një treg më të kualifikuar punësimi, qofshin këto në drejtim analize biznesi, cyber security apo zhvillim software.

Gjatë kurseve planifikohet trajnimi i një numri mbi 100 persona.

Avantazhet Tona

Kompania ka mbi 7 vite experiencë në ofrimin e kurseve profesionale dhe praktikave në profilin e Teknologjise së informacionit dhe Komunikimit, duke ofruar kurrikula bashkëkohore, ambjente kursesh komode dhe miqesorë, si dhe një grup instruktorësh të kualifikuar dhe profesionist.

 

Natyra e punës

Roli kryesor i kursantëve në këtë program do të jetë roli i tyre i përditshëm ndaj kurrikulave të ofruara, ku avantazh përbën “prekja” nga afër e projekteve konkrete të përmasave dhe natyrave të ndryshme , duke i bërë kursantët gjithashtu të aftësuar në zhvillimin e kompetencave të tilla si menaxhimi i kohës, prioritizimi i kërkesave si dhe nxitja e bashkëpunimit me palët e brëndshme dhe të jashtme. 

 

Communication Progress Sh.p.k: 

  • Do t’i sigurojë kursantëve një orientim që përfshin familjarizimin me të gjitha politikat dhe procedurat e nevojshme për realizimin me sukses të programit.
  • Do të mbajë një regjistër të detajuar të ecurisë së kursantit.
  • Do t’i sigurojë një ambient të sigurt dhe me një mbikqyrje rigorize.
  • Do të kryejë takime me kursantin për të diskutuar mbi performancën e tij/saj dhe mënyrat si mund të përmirësohet.


Detyrat dhe pergjegjesite e kursantit: 

  • Kursanti duhet të zbatoje të gjitha rregullat e aplikueshme, instruksionet, proçedurat, dhe direktivat e kompanisë.
  • Të paraqesin detyrat e kërkuara përgjate kursit dhe një raport final në fund të tij. Raporti duhet të përfshijë përveç gjërave të tjera vështirësitë e hasura gjatë praktikës dhe propozimet e tyre se si mund të përmirësohen programet në vijim.
  • Të paraqitet sipas orareve dhe ditëve të caktuara dhe të jetë i dedikuar dhe i vëmendshëm për të ndjekur kursin.

Vizioni për të ardhmen e Akademisë

Përmes pjesëmarrjes në këtë iniciativë, Communication Progress synon që në vitet në vijim, duke testuar dhe rezultatet dhe ecurinë e kursit:

  • të ofrojë një numër më të lartë kapacitetesh për vende trajnimi
  • të azhornojë çdo vit kurrikulat
  • të evidentojë çështjet që mund të lindin për përmirësim në ofrimin e kurseve
  • të punësojë dhe rekomandojë për punësim në kompanitë kolege, kursantët me rezultatet më të mira.
  • të kontribuojë në shtimin e aftësimit dhe punësimit në Shqipëri
  • të ndihmoje në politikat për rritjen e punësimit në Shqipëri