Planifikimi dhe Menaxhimi i Projekteve Strategjike

Fazat e një Projekti


Communication Progress është një kompani shërbimesh integruese që ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Metodologjia e gjenerimit të një Projekti kalon nëpër disa faza si më poshtë:

  • Prezantimi i teknologjive inovative dhe portofolit të kompanisë
  • Njohja me nevojat e klientëve dhe analiza e kërkesave
  • Përgatitja e një propozimi fillestar tekniko-financiar për klientin
  • Negocim dhe marrëveshje për zgjidhjen përfundimtare
  • Nënshkrimi i kontratës
  • Zbatimi i Projektit
  • Dorëzimi përfundimtar
  • Mirëmbajtja

Klientët Tanë


Projektet e zhvilluara nga Communication Progress janë të natyrave dhe madhësive të ndryshme. Në çdo rast, zgjidhjet e ofruara janë përshtatur me nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë, duke pasur gjithmonë parasysh ofrimin e zgjidhjeve sa më cilësore dhe me kosto efektive. Klientët tanë janë të madhësive të ndryshme:

  • Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme NVM
  • Korporatat
  • Institucionet arsimore dhe akademike
  • Institucionet shtetërore të një rëndësie të veçantë

Çertifikimet Tona


Implementimi i Projekteve nga Communication Progress kryhet duke përdorur metodologjitë dhe praktikat më të avancuara dhe në përputhje të plotë me standardet për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të klientëve, krijimin e kushteve optimale të punës, ndikimin pozitiv në mjedis, menaxhimin e shërbimeve TIK etj. Kompania është në përputhje me standardet e mëposhtme dhe certifikatat e cilësisë:

  • Certificate for the Quality Management System – EN-ISO 9001:2015
  • Certificate for Information Security Management – ISO/IEC 27001:2013
  • Certificate for Information Technology – Service Management ISO/IEC 45001:2018
  • Certificate for Occupational Safety Management System BS OHSAS 18001:2007
  • Certificate for Environment Management System EN-ISO 14001:2015