POZICION PUNE:SPECIALIST SISTEMESH AKSES KONTROLLI & CCTV
Përshkrimi
Ky rol do te jete pergjegjes per projektimin, zbatimin dhe menaxhimin e sistemeve CCTV dhe Akses Kontrollit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve të rrjetit, si switch, router dhe pajisje të tjera të rrjetit.
- Dizenjim dhe Konfigurimi i sistemeve CCTV.
- Dizenjim dhe Konfigurimi i sistemeve Akses Kontrollit.
- Ofrimi i ndihmës teknike on-site dhe trajnimit për përdoruesit.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera të IT-së për të siguruar integrimin e rrjetit me aplikacionet dhe shërbimet e tjera.
- Permbush objektivat e vendosura nga drejtuesi perkates
Kualifikimet/ Kërkesat:
- Diplome Universitare ne Shkencat Kompjuterike, Sisteme Informacioni, Inxhinieri Informatike/Telekomunikacioni/Elektronike ose ne disiplina te ngjashme
- Aftesi shume te mira ne administrimin e rrjetit dhe zgjidhjen e problemeve.
- Aftesi shume te mira ne projektimin e rrjetave kompjuterike.
- Njohuri te thellura per sistemet CCTV: projektim dhe konfigurim pajisjesh.
- Aftesi te shkelqyera analitike dhe te zgjidhjes se problemeve
- Aftesi te shkelqyera praktike dhe i afte per te punuar on-site ne ambjentet e Klientit
- Certifikime si Cisco Certified Network Associate (CCNA), Certified Information Systems Security Professional (CISSP) ose ekuivalente jane nje avantazh.
Cfarë vlerësohet?
- Bashkëpunimi – Krijimi i një filozofie në marrëdhëniet me punonjësit dhe strukturat menaxhuese.
- Besueshmëria — të qënit i përgjegjshëm dhe i besueshëm në punë
- Efikasiteti – menaxhimi me efikasitet i detyrave dhe kohës
- Kujdesi për detajet