Demtimi i të dhenave mashtrimet si dhe sulmet kibernetike jane gjithmone e me shume prezente persa kohe teknologjia eshte gjithnje e me shume pjese integrale e zhvillimit shoqeror. Per ruajtjen e te dhenave, institucione te ndryshme ndjekin disa metoda e teknika te cilat sebashku i quajne “InfoSec”. Siguria e informacionit eshte nje nga ceshtjet me dinamike dhe te larmishme qe perfshin gjithcka, qe nga siguria e rrjetit, infrastruktures deri tek auditimi dhe testimi. Nje mbrojtje e dobet kibernetike mund te coje ne humbjen e te dhenave te rendesishme, indeks te ulet te eksperiences se klientit si dhe cenim te imazhit te kompanise/institucionit apo individit.
Perse eshte tejet i rendesishem implementimi i sistemeve te sigurise se informacionit?
· Cdo biznes/individ ka informacione qe duhen ruajtur: Bizneset, institucionet shteterore jane ne rrezik te vazhduar pasi ato zoterojne informacione sensitive si te dhena financiare, numra sigurimesh, te dhena personale, mjekesore. Individet gjithashtu, nuk jane te perjashtuar nga keto.
· Kercenimet jane kudo: Termi kercenim perfshi viruset, nxjerrje te informacionit, vjedhje te prones intelektuale, vjedhje te identiteit apo edhe vjedhje te paisjeve fizike. Megjithate, kercenimet e sigurise se informacionit nuk mund te kufizohen vetem tek aktoret keqdashes. Veshgime (survey) te ndryshme kane treguar qe kercenimi me i madh eshte pakujdesia e punonjesve te cilet nuk ndjekin praktikat e sigurise.
· Shkeljet e sigurise kushtojne. Shkeljet e sigurise kane forma te ndryshme, por te gjitha ato jane te kushtueshme. (Bizneset pesojne humbje te te ardhurave nderkohe qe sistemet e tyre nuk punojne. Kostove te humbjes se klienteve u shtohen edhe kostot e gjetjes se klienteve te rinj.) Sipas raporteve zyrtare, kostoja mesatare e shkeljeve te sigurise dhe te dhenave per vitin 2022 eshte $4.35M, 2.6% me e larte se viti 2021.
· Sulmet behen me te sofistikuara. Siguria e informacionit sa vjen e behet me e rendesishme pasi me zhvillimet e teknologjise, sulmet kibernetike jane gjithmone e me te sofistikuara. Hakerat jane permiresuar duke u organizuar ne grupe ku shkembejne informacione dhe aftesite e tyre teknike. Kjo ben qe edhe nje grup I vogel te shkaktoje deme te konsiderueshme ne shume rrjete e sisteme, ne te njejten kohe.
· IoT thjeshteson punen e Hakerave. IoT apo Internet of Thing, eshte nje rrjet I madh objektesh fizike te pajisura me programe software dhe sensor per te bere te mundur lidhjen me Internetin dhe paisjet e tjera. Ana negative eshte se shume nga keto pajisje jane vulnerable ndaj sulmeve dhe arsyeja kryesore eshte prodhimi ne mase I tyre. Keshtu psh, nese nje haker gjen nje te mangesi ne sigurine e nje ore smart, ai mund te futet ne te gjithe orat smart qe operojne me te njejtin system.
· Siguria e Informacionit krijon Besim. Nxjerrja e te dhenave apo shkeljet ne sigurine e informacionit zene gjithmone faqen kryesore te lajmeve. Kjo ben qe edhe njerezit me pak te interesuar rreth teknologjise te dine rendesine e saj. Ata kerkojne qe institucionet te cilat manaxhojne, ruajne te dhenat e tyre ta kene prioritet sigurine.
Siguria e Informacionit perben nje praktike thelbesore dhe zbatimi I saj me teknologjine e duhur ndihmon ne rritjen dhe zhvillimin e kompanive, institucioneve ne terma afat gjate.
Communication Progress shpk, ne bashkepunim me partneret me ne ze te kesaj fushe, ofron ekspertize dhe profesionalizem ne sigurimin e te dhenave ne menyre proaktive per kompanite, institucionet publike e private.
Per me teper informacion ju mund te na kontaktoni nepermjet adreses sone cp@commprog.com.