Trajtimi i stafit si aseti më i rëndësishëm në kompani:

Një ambjent pune i sigurt, i drejtë dhe mbështetës është kritik për të patur një fuqi punëtore produktive dhe të motivuar. Për këtë arsye, kompania angazhohet në menaxhimin e drejtë dhe efikas të burimeve njerëzore. 

Communication Progress:

  • Garanton sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien në punë: çertifikuar sipas Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë ISO 45001:2018
  • Shmang diskriminimin dhe inkurajon diversitetin: jep shanse të barabarta për zhvillimin e stafit; ofron kushte pune pa asnjë dallim apo diskriminim dhe në përputhje me legjislacionet në fuqi.
  • Mundëson zhvillimin e punonjësve: mundëson proces rekrutimi të hapur, kompetitiv dhe të standardizuar; suporton përshtatjen e punonjësit përgjatë ciklit të tij profesional në kompani, psh, me trajnime; vlerëson performancën në punë bazuar në meritë; promovon bazuar në performancë.

Ndihma ne edukimin e brezit te ri: 

Partneriteti me Akademine:

Iniciativa mundesohet fale bashkepunimeve me Ministri, Institucione Varesie, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Zyra Karriere prane Universiteteve dhe Shkollave Profesionale Publike e Private, Qëndren Burimore Protik, etj. dhe perfshin:

  • Mesimdhenie: dhenie leksione per dije specifike TIK ne Universitete dhe Shkolla Profesionale;
  • Praktika profesionale: mundesim studenteve te berjes se praktikes profesionale (internships) per dije specifike ne ambjentet e kompanise; perfshirjen ne teste drejt punesimeve ne kompani.
  • Kurrikula: sygjerime dhene vendimmarresve ne fushe, per ndryshime qe synojne perafrimin e kurrikules edukative me nevojen e sektorit TIK, pra pershtatjen e nevojes aktuale te tregut (KERKESES), me aftesite dhe dijet e studentit pas diplomimit (OFERTES).

“Communication Progress” prej vitesh është pjesë e Bordit Drejtuestëe Shkolles Profesionale me profil ‘Software’, “Hermann Gmeiner”, SOS. Kontributi i “Communication Progress” konsiston ne:

  •  Pershtatjen e kurrikulave me nevojen dhe pritshmerite e tregut TIK Shqiptar;
  • Planifikim dhe zbatim te burimeve, infrastruktures dhe logjistikes se nevojshme per mesimdhenie te standardeve nderkombetare;
  • Perftimin e nje kontigjenti te diplomuarish me aftesi te larta profesionale dhe organizative, e qe iu lejojne punesim produktiv dhe te menjehershem pas diplomimit.

Impakti në rritjen e punësimit:

  • Anëtarë të Komitetit Sektorial të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.  
  • Pjesëmarrje aktive në çështjet e arsimit dhe formimit profesional, përmes statusit si Qëndër Formimi Profesional e licensuar. 
  • Strategji për rritjen e aftësive e për rrjedhojë punësimit në vend përmes programeve me fokus Trajnimin e trajnuesve. 
  • Pjesëmarrje aktive në aktivitetet, takimet, eventet me fokus punësimin.